How to GIRLBOSS 101 - Gratë në Politikë copertina

How to GIRLBOSS 101 - Gratë në Politikë

How to GIRLBOSS 101 - Gratë në Politikë

Ascolta gratuitamente

Vedi i dettagli del titolo

3 mesi a soli 0,99 €/mese

Dopo 3 mesi, 9,99 €/mese. Si applicano termini e condizioni.

A proposito di questo titolo

Në episodin e pestë të How To GIRLBOSS 101 do të flasim për gratë në politikë.  

Do të mund të dëgjoni më shumë për proceset e vendimmarrjes dhe pozitën e gruas në këtë sferë. Pse shumë pak gra janë pjesë e partive politike? Pse Maqedonia e Veriut nuk ka pasur asnjëherë një grua në pozitat më të larta shtetërore?  

Mysafire në këtë episod janë: Vlora Reçica, aktualisht punon si hulumtuese dhe menaxhere programi në Institutin për demokraci “Societas Civilis” në Shkup, gjithashtu ajo ka mbaruar studimet dhe Master për Politikë komparative në London School of Economics and Political Science.  Lura Pollozhani ka punuar si këshilltare e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare. Ajo është gjithashtu kandidate për doktoraturë në Universitetin e Grazit për çështjet e aksesit në shtetësi për grupe të ndryshme.   Së bashku kanë punuar në krijmin e rrjetit të mentoreve Stella Network për t'ju dalë  në ndihmë vajzave dhe grave në shoqërinë tonë.

Ky vodcast është i mbështetur nga Democracy Lab dhe programi Qytete të Reja. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Democracy Lab dhe programit Qytete të Reja.

Ancora nessuna recensione